Erik ten Hag rrezikon shkarkimin, kandidatët për të marrë stolin e Manchester United

Erik ten Hag rrezikon shkarkimin, kandidatët për të marrë stolin e Manchester United

Erik ten Hag

Vendi i gjashtë në Premier League dhe jashtë Europës. Situata te Manchester United është e rënduar dhe pritet që shkarkimi i trajnerit Erik ten Hag të jetë zgjidhja e kësaj situate.

Eliminimi nga Champions League si edhe vendi i fundit në grup bënë që United të jetë jashtë Evropës dhe tanimë në ishull kanë nisur të përmendin emrat që do zëvendësojnë holendezin në stol.

Julien Lopetegui është ai që duket në "pole", me spanjollin që aktualisht drejton Wolves dhe është një njohës shumë i mirë i futbollit anglez. Vetëm një ndërrim trajneri do bënte që te United të kishte qetësi në dhomat e zhveshjes dhe ftohtësinë e duhur mendore për t'i bërë ballë sezonit dhe për të qenë në një vend në Evropë vitin që vjen.

Graham Potter dhe Zinedine Zidane janë dy alternativat e tjera për të marrë drejtimin e "Djajve të Kuq". Ndonëse fitoi çmimin "Trajneri i Muajit" nëntor pak ditë më parë, pozitat e teknikut Erik ten Hag janë më të vështira se kurrë më parë për shkak të rezultateve të dobëta dhe sidomos eliminimit nga Kupat e Europës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hery: 14/12/2023 08:18

    vetem zidan eshte ne nivelin e man utd asnje trajner nga keta te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje