Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme ndaj protestuesve që i kishin zënë derën ndërsa po futej në Kuvend.

Një prej tyre, e filmon Braçen ndërsa po futet në Kryesi, ndërsa deputeti i reagon duke i thënë të shkojë të kujdeset për shtëpitë e barit në Angli. Protestuesi thotë se është përfaqësues i diasporës dhe në Angli punon si kuzhinier, por Braçe i kundërpërgjigjet duke e quajtur kuzhinier i shtëpive të barit.

Erion Braçe: Ec tani. t’i bashkë me atë fundërrinën tjetër që keni dalë me i bërë prita njerëzve.

Erion Braçe: Mbylle gojën t’i trafikant. Plehra. Drogaxhi

Protestuesi: Unë përfaqësojë diasporën. Te erdhi fundi.

Erion Braçe: Ik shko ruaj barin atje. Shko ruaj barin atje, se atë punë ke bërë. Kë ruajtur barin.

Protestuesi: Kam ruajtur barin në fshat. Hajdut.

Erion Braçe: Jo në fshat jo, atje në Angli. Ruaje shtëpitë e barit.

Protestuesi: Jam kuzhinier.

Erion Braçe: Je kuzhinier i barit.

Pas publikimit të këtij momenti, Braçe ka reaguar në rrjetet sociale duke sqaruar çfarë ka ndodhur mes tij, një gazetari dhe protestuesit që e filmonte. Për deputetin socialist, gjithçka ka nisur si një ditë e zakonshme pune deri në momentin kur ka parë sulmin e parë ndaj deputetëve Sara Mila e Ervin Hoxha.

Më pas, kur vetë Braçe ka dalë nga zyra, thotë se i janë vërsulur edhe atij dhe pavarësisht përpjekjeve të deputetit për të krijuar distancë, ka pasuar reagimi i tij që shihet në video.

“Fjala ime. Tani është koha të flas unë: Ky është fashizëm! E kam nisur ditën sot në orën 7:30, kam qenë në zyrë, në Kuvend; kam dalë prej aty e kam shkuar në terren rreth orës 8:30, nëpër lagjet e 5-ës; jam kthyer sërish në Kuvend e kam parë grupin e sulmuesve pranë dyerve të tij, mu siç janë çdo ditë e darkë në bulevard; jam ngjitur lart në zyrë e kam parë një video (e keni në vijim) ku sulmuesi dhe gazetari, të dy bashkë sulmuan dy deputetë, Sara Mila e Ervin Hoxha; e keni këtu videon, duket sulmuesi që shan, fyen, ofendon dhe gazetari që e filmon sipas planit “populli sulmon deputetët”.

Nga dritaret e zyrës sime kam dëgjuar zhurmë poshtë në derë të Kuvendit; pas pak, përballë derës së tij kam parë gazetarin dhe sulmuesin bashkë, duke biseduar, për një tjetër plan (e keni videon e tyre këtu); kam dalë jashtë për të takuar njerëz që po më prisnin; jam kthyer përsëri në Kuvend dhe kam parë në të njëjtin vend gazetarin dhe sulmuesin; i pashë të çoheshin dhe të suleshin drejt meje, siç ndaj dy kolegëve të mi dy orë më parë; kam zgjatur dorën për të krijuar distancë me gazetarin ndërkohë që sulmuesi po vinte ngjitur me të duke sharë – dëgjohet në videon e tij. I kam thënë gazetarit që e kam respektuar në çdo rast se kur del në pritë me sulmues nuk ke punë me mua; po e kam shtyrë pasi më erdhi në fytyrë; sulmuesi vijonte të shante dhe i jam kthyer me fjalë të papërshtatshme por të merituara për cilindo që merr përsipër të sulmojë e linçojë një tjetër njeri, s'ka pikë rëndësie mandati, njeri po them. Me një ndryshim këtu: nuk i kam thënë unë një cilësor që dëgjohet, veç ai ta thotë për veten e tij!”, shkruan Braçe.

Deputeti shton se rasti në fjalë e bën të vështirë dallimin midis gazetarit e sulmuesit, e si rrjedhojë, edhe kërkimin e ndjesës.

“Unë e kam pjesë të brendshme të kërkoj ndjesë. Po kujt t'i kërkoj ndjesë, gazetarit apo sulmuesit? U bë kohë që janë një, sulmues e të dhunshëm, një! Ndajeni, ose bëni gazetarin, ose bëni sulmuesin në prita që i bën gazetari!”, thotë Braçe.

Ai i ka bashkëngjitur videos së tij edhe momentet kur janë shënjestruar dy deputetët dhe më pas ‘pritën’ e gazetarit para Kuvendit, duke thënë se ulen dhe bëjnë plane se si të sulmojnë ligjvënësit.

Sulmojnë deputetët këtu poshtë sa iu dalin përpara, t’u bëjnë pyetje është gjëja më normale në botë, i shajnë, i ofendojnë, pa i njohur fare!”, thotë deputeti.

SI.E./P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkumbini: 14/07/2026 18:36

    Tiranen po e ndotin keta qe duan te na mbushin mendjen qe jane patriot te flake qe japin jeten per shqiperin qe jan me te ndershmit e te ndershmeve. Erion Brace i ka shoket te rralle, dhe si deputet dhe si njeri, por ua keni sjelle njerzve ne maje te hundes dhe une po te isha ne vend te tije do te ti thyeja turinjt.

    Përgjigju
  • Sula: 14/07/2026 18:20

    Mire ja keni Brace ku gjeti ai aturizimin se perfaqson diasporer,diaspora e ka mendjen tek puna jo te pengoje te tjeret te shkojne ne vendin e punes,se ai punon guzhinier ne angli si do ti vinte qe dikush ta pengonte te futej ne vendin e tij te punes.Nqt do te shkonte 2 ose tre here me vonese do ta pushonin nga puna injorante shko e puno se do te humbesh dhe vendin e punes

    Përgjigju
  • CIMI: 14/07/2026 17:59

    si ti kete votuar populli keto valle e 8424786456486456 vota per kto qe po ndotin tiranen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01

    Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?