Erion Kristo në 'Rreze Dielli': Libri nuk hidhet si me qenë q*rra, në pluhur e në baltë (VIDEO)

Sipas INSTAT, mbi një milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin që shkoi.  Ky fenomen është diskutuar ditën ditën e sotme në studion e emisionit Rreze DielliReport Tv. Pedagogu Erion Kristo, tepër i indinjuar shprehet se librit i duhet kushtuar vëmendje e veçantë

Një popull që shet libra në rrugë, që e ul gjënë më të lartë që ka shpikur njerëzimi, librin. Libri nuk hidhet si me qenë qurra në pluhur, në rrugë e në baltë, sepse kjo tregon nivelin e shoqërisë. Ku e gjen librin? Në dhé, kaq vlen.

Erion Kristo, pedagog

Për Kriston, realiteti është shndërruar në një ambient ku leximi e ka humbur vlerën e tij.  

Pyetja magjike është pse duhet të lexoj? Çështja themelore që shtrohet sot nuk është sa lexojnë shqiptartë, nuk është si lexojnë shqiptarët. Pyetja është : O vëlla , për çfarë të lexoj unë? Kjo është pyetja magjike. Dija, dashuria për dijen ka humbur vlerën dhe peshën e saj.

Erion Kristo, pedagog

Pedagogu Erion Kristo, me ironi shprehet se libri nuk ka se ç’të duhet në ditët e sotme, është dava e madhe të lexosh një të tillë.

Për çfarë të duhet libri, libri është dava e madhe. Sa më shumë lexon , aq më shumë kupton që nuk di asgjë, kurse kur nuk lexon , i di të gjitha. Njerëzit sa më shumë nuk dinë, aq më shumë të japin mend.

Erion Kristo, pedagog

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës