Prej 10 shkurtit të vitit 2025 kur kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua me urdhër të SPAK, kjo e hënë e 29 qershorit, 1 vit e 4 muaj më pas, është e para herë që Erjon Veliaj la qelinë e paraburgimit të Durrësit me leje të posaçme. Arsyeja, është ardhja në jetë e djalit të tij të dytë, me bashkëshorten Ajola Xoxa.
Siç Report Tv mëson, dy prokurorët që po e hetojnë kryebashkiakun, Ols Dado dhe Altin Dumani, miratuan leje për 48 orë.
Burimet thonë se leja është dhënë vetëm për të qenë i pranishëm në maternetin publik “Koço Gliozheni” në Tiranë, aty ku erdhi në jetë djali. Në këtë gëzim familjar, Erjon Veliaj është i shoqëruar nga punonjës të policisë së Burgjeve. Sipas lejes, ai do të vizitojë bashkëshorten dhe foshnjën vetëm në ambientet e maternitetit dhe më tej në përfundim të kohëzgjatjes së caktuar, do të rikthehet sërish i shoqëruar nga forcat e burgjeve në qelinë e paraburgimit në Durrës.
Mjekët thonë se djali gëzon shëndet të plotë. Siç bluzat e bardha thonë për Report Tv, edhe Ajola Xoxa, e pandehur gjithashtu në të njëjtën dosje me kryebashkiakun, me masë detyrim paraqitje, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka pasur asnjë komplikacion. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.
Qytetari i parë i Tiranës dhe bashkëshortja e tij po gjykohen në proces normal, të ndarë nga të pandehurit e tjerë me gjykim të shkurtuar. Të dy janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura nga SPAK, për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, e shpërdorim detyre.
Komente











Boll o njerez me hamendesime , se po merrni me qafe ata me puntoret e gjithe vendin Bebi me jete te gjate e u bente njeriu I duhur per drejtesi per te gjithe e beft pune edhe me shume se I ati ne menyre qe ERIONI te shijoje sukseset eti e te mmos I kujtojne burgun
PërgjigjuKy fiks si ajo barcaleta qe tregojne me ushtarin,qe i morri leje komandantit te shkonte ne shtepi,se i lindi nusja. -Se nuk ishim kur e zume femijen,te pakten te jemi tani qe pp lind- i tha ushtari komandantit.
PërgjigjuKy sikur ka 2 vjet ne burg,sa muaj esht shtatzania per femrat 3 vjet?
PërgjigjuFamilje hajdutesh. Rrofte Spak
PërgjigjuEshte absurde se si e mbajne kete njeri ne qeli ne nje menyre kaq orvelliane. Mediokriteti eshte gjithmone i habitshem dhe prodhon absurditet. Nje njeri punetore,nje intiligjent dhe promises i nje Shqiperie te sigurte ne te ardhmen….mbahet ne burg per hamendsime dhe komefortesi. Talentet ne punen e tyre bejne edhe gabime ne fund te fundit…(nese)…,por smund tua ua mohosh “ bukurine” qe I sjellin asaj cfare sheh qe ata kane bere apo mund te bejne per te kenaqur audiencen. Nxirreni Erjonin dhe lereni te punoje. Vetem te mira keni per te pare,o bote mediokre e nje sistemi ligjor hakmarres.
PërgjigjuMe jete te gjate femija ,aj ska faj qe babi eshte hajdut dhe mamaja do brek lekure 250 euro...
PërgjigjuUrime e me kembe te mbare bebi e me jete te gjate!
PërgjigjuJete te gjate djalit dhe me kembe te mbare Erion dalç faqe bardhe dhe i pa fajshem nga kthetrat e horrave te spakut .
Me jet të gjatë dhe gjith të mirat paçi !