Erion Veliaj në konferencën 'E Ardhmja e Ndërtimit në Tiranë': Këta flasin pa baza

Erion Veliaj në konferencën për ndërtimet në Tirana ka folur edhe për akuzat e opozitës për burimin e parave të ndërtimeve në kryeqytet duke theksuar se këto akuza janë pa bazë.

“Kam 7 vjet që e them: ‘Më thoni kush i pastron paratë?’. Në dallim nga të gjithë tahmaqarët nëpër televizione, që nuk guxojnë t’i thonë emrat e oligarkëve sepse sigurisht, pas emisionit u thonë ‘shefi të ruajta’, unë jam gati t’i them: Kulla e Inter Continental-it është e Ram Gecit. A pastron para Ram Geci, se ai e ka Inter Continental? Kulla tjetër është e Arlis Construction, e cila sapo ka lidhur kontratë me Hotel Grand Melia. A pastron para grupi i hoteleve Grand Melia nga Spanja? Nëse pastron, dikush duhet ta thotë. Idajeti, te stadiumi Arena Kombëtare ka hotelin Marriott. A pastron para grupi Marriott? Grupi tjetër, Kastrati, ka Hayat dhe Hilton. Po këta pastrojnë para? Pra, të bërit si spekulant, kur ti nuk guxon t’i thuash emrat - unë jo vetëm që i them emrat, por ua kam dhjetëfishuar taksën atyre, sepse nuk bëjmë dot shkolla si “Sami Frashëri” me lekët e gjysheve dhe pensionistëve. Por, bëhet duke taksuar të gjithë këta. Secila kullë paguan nga 3-5 milionë euro taksë. E fitova ketë betejë në Gjykatën Kushtetuese dhe jam shumë krenar për këtë, por është më e ndershme t’i thuash emrin, t’i çosh edhe faturën e taksës. Ju pëlqen, s’ju pëlqen, këto janë rregullat e qytetit. Histeria kolektive për ndërtimet në Tiranë duhet të marrë fund”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku adresoi edhe çështjen e akuzave që qarkullojnë për ndërtimet në monumentet kulturore, për të cilat Veliaj tha se nuk ka asnjë rast të tillë.

“Monumentet e kulturës i cakton një ent publik i Ministrisë së Kulturës me përfaqësues nga të gjithë profesionistët. Thonë se po ndërtohen kulla te një monument kulture. Po tek cili monument? Ende nuk kam dëgjuar njeri ta thotë këtë. Por, jo çdo shtëpi qerpiçi është shpallur monument kulture. Madje, nëse një ndërtesë është monument kulture ti nuk bën dot aplikimin në sistem për të marrë leje. Në qoftë se një tirons i vjetër thotë: ‘hajde, mor ti analist, zbrit nga banaku i televizorit dhe jeto ti në qerpiç dhe po vij unë te Rolling Hills, të jetoj unë aty’, e keni vënë re se asnjë nuk e ndërron shtëpinë se të gjithë analistët duan të jetojnë ku është moderniteti, aksesi, ku është luksi? Asnjë nuk do të jetojë te qerpiçi dhe tironsi thotë: ‘Për sa kohë që shtëpia ime është qerpiç, që nuk është monument kulture - UNESCO noterizoi Xhubletën, por jo qerpiçin - atëherë secili duhet të ketë të drejtë të zhvillohet”, përfundoi Veliaj.

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 15/12/2022 18:12

    Cfare mashtruesi qe eshte. Te gjitha ato kompani qe permend ky mashtrues (Hayat, Marriott, Hilton, Grand Melia, etj) nuk jane sipermarrje ndertimore por shoqeri qe operojne ne industrine e Hotelerise dhe si model biznesi asnjera nga keto shoqeri nuk operon duke ndertuar vete por kane nje kontrate qiradhenie me ndertuesit qe permend. Normalisht qe pastrimin e parave se bejne keto kompani te huaja por ndertuesit qe me lehtesine me te madhe i kanalizojne fondet ne keto ndertime qe ju me krenari firmosni leje ndertimi sikur te jene autografe per fansat. Sa mire jua keni fiksuar emrat i dini permendesh se me siguri i keni te lista e qokave per cdo leje. Me thuaj pak zoti kryetar cila eshte logjika ekonomike e cmimeve te apartementeve/bizneseve ne Tirane? Jua them une. Ska asnje llogjike ekonomike qe i justifikon keto cmime, pasi per keto investime duhen mbi 30 vite per tu mbuluar nga cmimi i qirase. Asnje model biznesi nuk e pranon kthimin e investimin per nje periudhe kaq te gjate. E vetmja gje qe e justifikon cmimin e blerjes se apartamenteve eshte pastrimi i parave dhe futja e lekeve te pista nepermjet ndertimeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rekursi për vulën, Kthupi: Pa krijimin e një formacioni të ri politik është vendim shterpë, distancomi nga berishizmi duhet të jetë me akte konkrete

Rekursi për vulën, Kthupi: Pa krijimin e një formacioni të ri politik është vendim shterpë, distancomi nga berishizmi duhet të jetë me akte konkrete