Erion Veliaj: Sot patëm një ditë të shëmtuar, nesër do tregojmë qytetarinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një shfaqje të turpshme dhunën e përdorur në protestën e sotme ndaj pronës publike teksa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës duke premtuar një ditë të paharruar. 

S’mund ta mohoj; sot patëm një ditë të shëmtuar. Fatmirësisht s’pashë asnjë qytetar nga Tirana dhe unë besoj se ata njerëz që vërtet e duan qytetin, jo vetëm që nuk këpusin një lule, por nuk përqafojnë dhunën, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, duan që gjërat të shkojnë përpara, duan që partia kryesore të jetë familja e tyre, mirëqenie  e familjes së tyre, gëzimi i fëmijëve të tyre”, u shpreh ai. 

Kryebashkiaku tha se përtej bindjeve politike, detyra e qytetarëve në 17 mars është që të tregojnë se ky qytet nuk e pranon bullizmin. Ai shprehu bindjen se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet dhunës. “Një qytet që është i pastër, një qytet që është i drejtë, i përqafon dhe i pranon të gjithë. Ndaj, dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, s’ka rëndësi nëse jemi të majtë ose të djathë, por nesër kemi një detyrë qytetare që të tregojmë se ky qytet nuk e pranon bullizmin dhe ky qytet qëndron për disa vlera për të cilat nuk ka dhunë që mund t’i mohojë. Jam i bindur se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet bullizmit, që Tirana nuk i përulet dhunës, që Tirana nuk i përulet zjarrit, hurit dhe litarit, edhe që Tirana në fakt është një qytet që e do jetën, e do kulturën, e do artin, e do sportin, që është i hapur për të gjithë”, tha Veliaj. 

Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

“Me të gjithë miqtë që na janë bashkuar në 50 skena, duke filluar nga “Blv. i Ri”, te Sheshi “Skënderbej” që është epiqendra e festimeve, te Parku “Rinia”, ku fokusi do jetë te fëmijët, te sportet ekstreme që i kemi te Sheshi “Nënë Tereza” dhe pastaj përfundojnë të gjitha aktivitetet te liqeni, ku edhe aty kemi një larmi aktivitetesh; duke filluar nga një skenë mbi ujë te Liqeni, e deri te aktivitetet e mëdha te Amfiteatri. E gjithë dita e nesërme është projektuar si një xhiro e madhe nëpër Tiranë, ku secili kap secilin prej 50 stacioneve, për ta mbyllur ditën te Liqeni i Tiranës, edhe për të thënë që Tirana jonë nuk përulet kurrë dhe është padyshim qyteti më i mirë në rajon”, deklaroi ai. 

Erion Veliaj priti në një takim sportistët e njohur të “3 Red Bull Freestyle Motocross Professional Athletes”, Aleš Liemann, Martin Koren, Julian Vanstippen, të cilët do të dhurojnë një performancë të bukur nesër në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë të apasionuarit pas motorrave dhe sporteve ekstreme.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të na bashkohen nesër, por edhe qytetarët nga qytetet përreth dhe të gjithë Shqipërisë, apo edhe ata që po na ndjekin nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që  e shohin Tiranën si epiqendrën e çdo gjëje ‘cool’, me art, kulturë, sport. Dita e Verës u la enkas të dielën që të kishim një ditë me diell, një ditë pushimi, ku miqtë tanë që do jenë në 50 skena të ndryshme në gjithë qytetin gjatë 24 orëve, të ishin me ne prezent. Jam shumë i lumtur që do të kemi një të diel fantastike”, tha ai.

1552763319_veliaj.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN