Erion Veliaj: Teatri i ri me trefishin e 
sipërfaqes që ka sot - s'do ketë kullë

Erion Veliaj: Teatri i ri me trefishin e <br />sipërfaqes që ka sot - s'do ketë kullë<br>
Teatri i ri Kombëtar do të jetë 3 herë më i madh se ai aktual. I ftuar në emisionin "Opinion", Veliaj ka siguruar të gjithë artdashësit dhe artistët se sipërfaqja e teatrit do të jetë shumëfish më e madhe. 

“Di të të them që sot teatri që sot ka 3000 metra katrorë do ketë shumëfishin, minimalisht trefishin e territorit që ka sot. Sot në këtë Shqipërinë tonë të kushteve modeste, ne na duhet të jemi pak më kreativë siç po bëjmë shkollat, siç po marrim territor për kopshte, shkollat. Ne do bëjmë negociatën maksimale që në pjesën e Bashkisë ne të marrim dhe të shtrydhim çdo qindarkë që t’i shkojë falas.

Teatri nuk ka kullë sipër dhe ky është një vendim territori, pra në territoret e teatrit. Kemi synuar dhe të gjithë kërkesat që kemi bërë është për të pasur shumëfishin e sipërfaqes që ka sot teatri, pra që teatri të gëzojë më shumë sipërfaqe, black-boxe, salla më të vogla, salla alternative, shërbimet mbështetëse”,
u shpreh Veliaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi