“Jam shumë e zonja në shumë gjëra, por jo për të gatuar. Mami më kritikon vazhdimisht se nuk jam gatonjëse dhe aq e mirë. Në shtëpi gatuan im shoq. Edi bën supa të papara, makarona, gatuan shumë shumë mirë”, shprehet gazetarja.
Megjithatë, ajo ka përveshur mëngët dhe në emisionin “Rreze Dielli’ gatuan qoftet me mish viçi, duke iu treguar njëkohësisht dhe të gjitha amvisave se si të gatuajnë qofte me mish viçi.
"Grimë qepën sa më imët, hedhim hudhrën edhe kjo e grirë sa më e imët, pastaj hedhim mishin e grirë, erëza. Qoftet bëhen shumë të mira sa më shumë erëza t’iu hedhim, si majdanozë, rigon, piper. Buka është një ndër elementet më të rëndësishme për qofte. Unë në shtëpi bëj recetën me bukë të thatë. I hedhim dhe një vezë dhe e përziejmë. Pastaj vëmë tiganin me vaj të bollshëm për të skuqur qoftet, në mënyrë që të mos ngjisin", thotë Eriona.
[gallery]24407[/gallery]
Më tej, ajo flet për vajzën e saj dhe ushqimet që preferon ajo. Eriona shprehet se vajza e saj nuk do asgjë nga fast-food, por ha shumë supat që gatuan i ati.
“Vajza ime nuk i pëlqen qoftet. Nuk do asgjë nga fast-food, ka shumë qejf makaronat, pilaf dhe byrekun e nënës natyrisht, por edhe supën e ha shumë, kur e bën babi i vet”, tregon Eriona.
Më tej, pasi bën gati pjatën, qofte me mish viçi e shoqëruar me oriz me garniturë, në bashkëpunim dhe me zonjën Tefta, e cila duket shumë e shijshme, Eriona bën dhe një bisedë miqësore me prezantuesen Eneida Xhelili dhe zonjën Tefta, teksa shprehet se është interesante të bësh një emision gatimi.
Zonja Tefta: Do vij një ditë nga shtëpia jote dhe të shijoj ushqimin nga dora jote.
Eriona: Kur të duash, vetëm na njofto para. Unë mund të bëj lazanja, kur kam kohë dhe kur më kap frymëzimi. Kur të vish në shtëpinë time do të pimë verë dhe do të gatuajmë bashkë.
Do të të pëlqente një emision kuzhine?
Interesante është, unë dua të bëj një emision ku të jem vetvetja, në kuzhinë edhe mund të thyej ndonjë gjë, mund të bëj pis gjithandej.
VIDEO/Emisioni i gatimit në Report TV me zonjën Tefta, receta e ditës (Qofte me mish viçi), e ftuar gazetarja Eriona Rusi
d.c./shqiptarja.com

FOTO











