Erisa Xhixho nga protesta: Nuk mund të bëhesha bashkë me deputetët e blerë

Erisa Xhixho nga protesta: Nuk mund të bëhesha bashkë me deputetët e blerë

Erisa Xhixho foli përpara protestuesve lidhur me procesin zgjedhor të vitit 2017. Ish-deputetja ne legjislacionin e shkuar, tashme kandidate ne listat e LSI-se ne zgjedhjet parlamentare te 2017es, tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes, pas doreheqjes se opozites. Ajo tha votat u blenë nga qeveria.

“Unë quhem Erisa Xhixho dhe jam një njeri i lirë sot në vendin tim dhe si një njeri i lirë kam zgjedhur të jem pjesë e këtij Parlamenti sepse ky është parlamenti i vërtetë i njerëzve të lirë dhe jo si ai atje një parlament ilegjitim, Parlament i votave të vjedhura, një parlament që ka prodhuar një qeveri të oligarkëve dhe një qeveri të bandave që absolutisht, ka sjellur një vuajtje çdo ditë të qytetarëve të mi sepse Edi Rama sot është vetëm ndërsa ne jemi shumë në këtë shesh dhe në të gjithë Shqipërinë. Sot taksat tona rriten çdo ditë e më shumë, ndërkohë të oligarkëve pakësohen. Këtu mbyllen bizneset, papunësia është në rritje dhe çdo gjë ka shkuar si mos më keq. Unë mendoj që ka vetëm një zgjidhje për njerëzit e lirisë: dhe ajo është që Rama të ikë.  Sepse ne do të ndërtojmë shtëpinë tonë në Shqipëri. Unë nuk do të largohem nga Shqipëria  në asnjë mënyrë dhe as ju. Unë do të ndërtoj të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi këtu në Shqipëri. Nuk do të lejoj që familja ime ashtu sikundër përjetoi largimin e motrës sime vite më parë të përjetojë largime të tjera. Prandaj jam këtu dhe do të jem këtu deri në ditën e fundit që ky kryeministër do të largohet njëherë e mirë. Unë isha në listat e LSI-së, shumë dinjitozë në Qarkun e Fierit. U përballëm me blerje votash, me një demotivim në masë të njerëzve të mirë që duan të merren me politikë. Dhe kjo ishte dhimbja më e madhe që përjetova, jo humbja. Sot na erdhi një mundësi që të djegim mandatet dhe të tregojmë me forcën e karakterit që jemi për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri që mendon për njerëzit. Sepse votat e LSI-së ishin një shans për të gjithë, janë vota gjaku dhe votat e mijëra të rinjve dhe grave. Ata nuk përfaqësojnë votat e LSI-së, ata përfaqësojnë votat e tradhtisë absolutisht.

Ta kenë të qartë që z.Rama mund të blejë me paratë e drogës dhe të bandave edhe deputetë sot, që nuk përfaqësojnë asgjë, mund të blejë dhe njerëz, por unë ka vendosur të jem një njeri I lirë sot bashkë me ju dhe liria ime nuk ka çmim sepse unë dua të ndërtoj të ardhmen time në vendin tim prandaj zgjedhja e vetme z.Rama, po jua them live, nga një njeri që ka studiuar jashtë, nga një pedagoge, nga një njeri me familje të thjeshtë, ti duhet të largohesh. Rama Ik, për ti dhënë shansin Shqipërisë për të ecur në rrugën e integrimit, për të pasur një shtet të pavarur, një shtet ligjor, për të pasur një shtet funksional, për të pasur një Shqipëri si gjithë Europa. Miqtë e mi beteja jonë është e vështirë por është e drejtë, ndaj ne do të fitojmë, se bashku me ju dhe gjithë njerëzit e lirë të këtij vendi. Sepse unë besoj te liria ime dhe te ndërgjegjia ime. Askush nuk mund të më blejë as mua as popullin shqiptar. Kjo është beteja për liri,për një kauzë të madhe. Ata nuk përfaqësojnë askënd, ata janë vetëm. Edi Rama është vetëm. Ndaj ai do iki një orë e më parë sepse ne jemi për një Shqipëri, shtëpia jonë”, tha Erisa Xhixho., deklaroi Xhixho.


Lajmi kryesor:

Opozita mbyll mes tensionesh protestën e katërt, Basha: Më 16 mars 'përcjellim' Ramën (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë