Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është takuar me kongresmenin Robert Aderholt gjatë vizitës së saj në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bën me dije se në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Xhixho ngriti shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në vend, duke theksuar rëndësinë e rolit të SHBA-ve në mbështetje të luftës ndaj tyre.

“Në Kongresin Amerikan, u takova me kongresmenin Robert Aderholt, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bisedës, shpreha shqetësimin për ndikimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar në Shqipëri, si edhe theksova rëndësinë që ka përkushtimi i SHBA-së për ta vendosur luftën kundër tyre në krye të axhendës së sigurisë. Po ashtu, ngrita shqetësimin për përdorimin e drejtësisë nga qeveria si mjet për të luftuar kundërshtarët politikë.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për Bashkimin Europian, duhet të fokusohet në reforma reale që forcojnë sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet kyç dhe duhet të forcohet mbi bazën e prioriteteve të përbashkëta”, shkruan Xhixho.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?