Erisa Zykaj pushon në Tiranë me djalin
dhe bashkëshortin spanjoll

Erisa Zykaj pushon në Tiranë me djalin<br />dhe bashkëshortin spanjoll
Korrespondentja e njohur e Brukselit Erisa Zykaj është parë në ditët e shkuara teksa shëtiste rrugëve të kryeqytetit me bashkëshortin e saj spanjoll (regjisorin) Zak dhe djalin e saj Matis, vetëm disa muajsh.

Nga kjo foto e realizuar duket se Erisa dhe Zak kanë shijuar një kafe në një nga baret e kryeqytetit, “Piazza”. “Zak vdes për një “makiato” në Tiranë dhe kuzhinën shqiptare në përgjithësi”, më shpjegon Erisa një ditë më pas, teksa e kishim lënë një gjerbje kafeje bashkë.

erisa zykaj

Të qënit prindër i ka bërë edhe më të lumtur. Një ndenjë që reflektohet edhe në foton që kanë bërë për ta marrë me vete drejt kryeqytetit të BE-së. Erisa më shpjegon se udhëtojnë të paktën katër herë në vit në shtëpizën e tyre në Tiranë, për t’iu larguar disi jetës së rrëmujshme të Brukselit, e ku ndihen të qetë dhe të relaksuar.

Prej vitesh Zykaj është vendosur në Bruksel, ku punon si korrespondente e TV “ABC news” dhe KLAN. Kohët e fundit ajo është duke bashkpunuar si skenariste edhe me bashkëshortin e saj për dokumentarë të ndryshëm. « Shqipëria : Rruga drejt BE-së », është dokumentari që mban firmën e saj dhe të bashkëshortit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë