Erjon Veliaj beqari i fundit i
qeverisë, martohet në korrik

Erjon Veliaj beqari i fundit i<br />qeverisë, martohet në korrik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do ti jap fund beqarisë!

Këtë e ka pohuar vetë ministri në shoë-n “6 Ditë pa Ermalin”, një emision ku ai tregoi anën e tij të panjohur, duke rrëfyer një rrugëtim në politikë dhe jashtë saj të shoqëruar herë - herë më një shije të hollë humori që edhe vetë Ermali e komplimentoi për këtë bisedë që ai dhuroi në studio.

“Përveç angazhimeve për punësimin e rinisë dhe mirëqenies sociale, këtë verë kemi dhe një sebep që na pret, siç është dasma.

Unë jam beqari i fundit në qeveri dhe martesa është me detyrim (qesh)”, shprehu ministri gjatë emisionit.

Duke lënë të kuptohet se ministri Veliaj, si beqari i fundit i qeverisë aktuale do të kurorëzojë martesën e tij në Gjirokastër. Ndërkohë, më herët është thënë në media se, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka vendosur të kurorëzojë martësën gjatë muajit korrik, lidhjen me Ajola Xoxën, ish-këngëtaren që tani punon si avokate.

Çifti simpatik, jeton prej më shumë se shtatë vitesh një bashkëjetesë të lumtur, e cila do të kurorëzohet me martesë më 5 korrik të 2014-ës në Gjirokastër, qytet të cilin të dy e duan shumë. Veliaj është deputet i zonës, ndërsa Arjola mendon se Gjirokastra është vendi ideal për të kaluar pushimet.

Kjo është arsyeja kryesore pse kanë zgjedhur që celebrimin e dashurisë së tyre ta bëjnë në qytetin e gurtë.

erion veliaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos