Erkand Qerimaj, djali i rekordeve e kampioni që na ngre peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve i është bashkuar Partisë Socialiste.
Nga Lapraka ku u shfaq në krah të Veliajt bashkë me familjen e tij të re, Qerimaj shprehu mirënjohjen kryebashkiakut të Tiranës jo vetëm për mbështetjen që i ka dhënë sportit, por edhe për kushtet në çerdhe dhe nëpër kopshte për të më vegjlit.
Kampioni i peshëngritjes shqiptare ironizoi edhe kryebashkiaken e djathtë Voltana Ademi, teksa tha se një si Erion Veliaj i duhej edhe Shkodrës.
“Urime për fushën e re. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë për gjithë punën që ka bërë për sportin, duke bërë terrene të reja sportive, palestra të reja, dhe për ne sportistët elitarë, rritjen e trajtimeve dhe një punë shumë të mirë që normalisht edhe ne e kemi treguar me medalje dhe e kemi shpërblyer gjithë këtë përkushtim. Unë edhe si prind, për këtë kam sjellë edhe djalin, për kushtet në çerdhe dhe kopshte, dhe mendoj që gjithë kjo punë që është bërë duhet të vazhdojë përsëri. Dhe jo pa qëllim i mora dhe medaljet me vete, njëra është me timon, që ta marrë timonin vetëm përsëri. Dhe sa herë shkoj në Shkodër, si shkodran që jam, them si nuk e kemi edhe ne një kryetar si Erion Veliaj, që të bëjë punë kaq të mira siç po bën në Tiranë”, u shpreh Qerimaj.
Mjaft personalitete të sportit i janë bashkuar sëfundmi PS duke u shfaqur në krah të kryebashkiakut Veliaj për një mandat të tretë të PS në krye të punëve të vendit.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
O Erkand:Ti e din ma mire se un kush ishin apo jane aktivista te thekun te PD ne Shkoder.Shumica hajduta e vagabonda me nam te qytetit qe shfrytezuan rastin e nuk lane gja pa vjedhe e grabite ne Shkoder e qe bejne sa asht e mundun te njallin e te krijojne anarshi ne qytet.(thjeshte per te vjedhe e grabite)ti e din mire se kombinati i drunit ne Shkoder u deshen 20vite per ta ndertu e vetem nje jave per ta grabite,vjedhe e shkatrru.Vetem ne Shkoder ndodhe ajo qe nje rruge ndertohet e rindertohet 3 here ne 25 vjet(rruga Velipojes)e pikerisht tash 30 vite at qytet e drejton PD qe e ka shkatrru totalisht at qytet e nuk mund te krahasohet me Durresin,Korcen,Fierin,Vloren e jo e jo me Tiranen poe vetem me lezhen,Puken apo Kukesin.Fatkeqesi e madhe e qytetit ku lindem e u rritem dikur qytet i bukur e i rendesishem sot i pavlere e i frikeshem.
Përgjigju