Peshëngritësi Erkand Qerimaj shpallet kampion i Europës në shkëputje, Calja dështon në të treja tentativat

TIRANË- Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi. Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.

Në orën 20:45 zbriti në pedanë sportisti shqiptar Briken Calja që dështoi në të treja tentativat. Fillimisht shqiptari tentoi të ngrejë 150 kg, por nuk ia del dot pasi ka dëmtime shpatull. Edhe në provën e dytë, historia është e njëjtë pasi dhimbja nuk e lejonë të ngrejë 151 kg. E njëjta gjë ndodhi në provën e tretë Calja nuk ia doli të çonte lartë shtangën.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Peshëngritësja Evangjeli Veli u shpall Kampione Europe. Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Tiranë.

Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin