Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka prezantuar shtëpinë e tij të re e cila kap vlerën e 300 mijë eurove.
 
Ka qenë vëtë Ermali i cili ka postuar disa foto nga shtëpia luksoze, të cilën e bleu vitin e kaluar por që mesa duket ka mbaruar punimet para pak ditësh.
 
Fejzullahu tashmë do të zhvendoset për të jetuar me familjen e tij të madhe të përbërë nga tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij Ariana Fejzullahu në një hapësirë tjetër.
 
Projekti  më i fundit i cili ka korrur shumë sukses ka qënë bashkëpunimi me Kidën me këngën “Mi amore”. 

[gallery]21574[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)