Ermal Mamaqi dhe Olti Curri,
batuta e ironi në “Facebook”

Ermal Mamaqi dhe Olti Curri,<br />batuta e ironi në “Facebook”
Ka qenë pikërisht kënga “Mos pi mall, bëj palestër” që ka shkatuar batuta dhe ironi në rrjetet sociale mes Ermal mamaqit dhe Olti Currit.

Pavarësisht që të dy janë personazhe të njohur dhe të dashur të ekraneve shqiptare, janë “konfliktuar” dhe kanë shkëmbyer batuta me prezantuesin dhe opinionistin Olti Curri pas daljes së klipit të ri të Mamaqit në bashkëpunim me Dr.Florin.

Pasi e ka dëgjuar dhe parë me vëmendje, Olti Curri shkruan në faqen e tij në “Facebook”: “Mos pi mall, bëj palestër" një këngë që pasi e dëgjon të shtyn më shumë të pish mall sesa të regjistrohesh në palestër...”.

Si kundërpërgjgje, Mamaqi ka shkruar; “Lajm i keq nga Olti Curri. Olti pasi dëgjoi këngën tonë të fundit, la palestrën dhe filloi mallin. I lutem të gjithë shpërndarësve mos i jepni mall Olti Currit!!!”.

Kaq ka mjaftuar për të nisur batutat dhe ironitë në distancë mes dy personazheve, të cilët kanë komentuar nëpër faqet e tyre, kundrejt njëri-tjetrit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet