Modelja e njohur Kristin Prengaj është shfaqur në një video me aktorin e humorit njëkohësisht dhe moderatorin Ermal Mamaqi.

Në videon e postuar në profilin e këtij të fundit, Mamaqi lë të nënkuptuar se Kristin do të jetë pjesë e një spot i cili ka të bëj me emisionin e ri që moderator do të nis në një nga televizionet shqiptare. 

"Hey kjo është Kristin, pas pak do t’i dali mjekra"- thotë me humor Ermal Mamaqi.

Ajo që s’mund të kalohet pa u vënë re është pamja fizike e modeles e cila edhe në këtë rast, është në formën e saj më të mirë.