Ermal Mamaqi, tani
humorin e sjell me muzikë!
Ermal Mamaqi ka sjellë së fundmi klipin e tij më të ri në bashkëpunim më Dr. Florin “Do të vij të dielën”. Klipi deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat dhe nga Shqipëria e Mesme ku ishin fokusuar vitin e kaluar me “Ku ka si Tirona”, tani dy këngëtarët kanë
Ermal Mamaqi ka sjellë së fundmi klipin e tij më të ri në bashkëpunim më Dr. Florin “Do të vij të dielën”. Klipi deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat dhe nga Shqipëria e Mesme ku ishin fokusuar vitin e kaluar me “Ku ka si Tirona”, tani dy këngëtarët kanë zbritur më në jug duke sjellë traditën polifonike më “in” aq më tepër që tani është një periudhë dasmash.
Madje shumë shpejt pritet që ata të dy të bëjnë një këngë me motive nga veriu i Shqipërisë. Xhirimet e klipit janë bërë në fshatin Vuno dhe në të shihet Ermali në rolin e djalit të dashuruar, ndërsa Bora Zemani në rolin e vajzës, e cila duhet të marrë leje nga familja për të takuar djalin.
Madje pa u martuar as një puthje nuk mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë këngëtari dhe aktori, Mamaqi së fundmi ka hapur edhe një studio produksioni në të cilën bashkëpunon me Dr. Florin, Edlir Begollin, Pirro Çakon etj. Ajo që vihet re dhe që kemi mësuar është se Ermali edhe pse ka ikur nga Apartamenti 2XL do të vazhdojë të bëj humor, por jo në skenë por me anë të klipeve të tij.
Këtë ai e ka shprehur shpesh edhe me shaka në tavolina me miqtë e tij, se humorin mund ta sjell po aq mirë në klipe sa edhe në skenë. Ndërsa karriera po shkon më së miri, e tillë është edhe jeta private e Ermalit. Ai shumë shpejt pritet të bëhet baba dhe të dy me Amin janë mjaft të lumtur për këtë ndryshim të rëndësishëm që po ndodh në jetën e tyre.
Redaksia Online(J.H/xh.k/shqiptarja.com)
75/3
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.3%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 2190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti takon Scholz, kërkon mbështetje nga Gjermania për largimin e masave të BE-së
14 Tetor, 22:05
-
Pasi e mposhti në fushë, Daku i merr edhe fanellën Kvaratskhelias
14 Tetor, 22:01
-
'Ti ke bërë karrierë duke shajtur Berishën?', Lita debat të ashpër me Blushin: Të paguan Luli, ke ardhur në studio si mercenar i tij
14 Tetor, 21:57
-
Disa arsye pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqe
14 Tetor, 21:53
-
Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë! Blushi: Çfarë të reje sjellin partitë e reja? Kanë urrejtje Sali Berishën
14 Tetor, 21:46
-
Shëngjin/ Përplaset me makinën e parkuar, mjeti përmbyset në mes të rrugës! Plagoset drejtuesi (VIDEO)
14 Tetor, 21:33
-
Supergoli i tij i dha tri pikë Shqipërisë, Interi reagim special për Asllanin
14 Tetor, 21:24
-
Mero Baze: Rruga e gjatë drejt Perëndimit prodhoi dhe një forcë anti-perëndimore në Shqipëri
14 Tetor, 21:06
-
Buzëqesh Sylvinho: Të jemi me këmbë në tokë, qendra e mbrojtjes më bën me dhimbje koke
14 Tetor, 20:57
-
Tifozat Kuq e Zi: Në 14 tetor gjithmonë fitojmë
14 Tetor, 20:49
-
Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, u qëllua disa herë me thikë dhe u la në mes të rrugës! Një kalimtar e dërgoi në spital! Autori u largua me një person tjetër
14 Tetor, 20:44
-
Bajrami: Kemi marrë një fitore të madhe që do të mbetet në histori
14 Tetor, 20:43