Ermal Meta pezullohet nga
Sanremo, dyshohet për kopje

Ermal Meta pezullohet nga<br />Sanremo, dyshohet për kopje<br /><br>
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga konkurrimi në festivalin e muzikës italiane, Sanremo.

Dy artistët priteshin të shfaqeshin sërish sot në mbrëmje, pas debutimit të djeshëm, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.

Por organizatorët e festivalit në marrëveshje me drejtorin artistik Claudio Baglioni kanë vendosur të pezullojnë shfaqjen e tyre “në pritje të sqarimeve që janë duke u kryer lidhur me çështjen e shkeljes së mundshme të rregullores së festivalit nga ana e këngës".

Vazhdon të përflitet kënga e dy artistëve, pasi në natën e djeshmem, pas shfaqjes së tyre, një sajt kishte shfaqur ngjashmëritë e dukshme mes kësaj kënge dhe një tjetre, “Silenzio”, e paraqitur në “Sanremo Giovani” në vitin 2016 dhe e shkruar nga i njëjti autor i këngës së sivjetme, Andrea Febo. 

Sipas rregullave të Sanremos, asnjë kënge nuk i lejohet të përdorë më shumë se 30% të tekstit apo përmbajtjes së një kënge tjetër, por sipas ekspertëve kënga e Metës nuk e kalon këtë limit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët