Ermal Meta promovon albumin e
ri, pritet koncert i madh ne Milano

Ermal Meta promovon albumin e<br />ri, pritet koncert i madh ne Milano<br /><br>
Ermal Meta këngëtari shqiptar që është bërë i famshëm në Itali ka njoftuar se albumi i tij i ri që titullohet “Ne nuk kemi armë” do të prezantohet me një koncert në Forumin e Assago (Milano), të planifikuar për në 28 prill. Ndërkohë që mediat italainë kanë dhënë lajmin është shpëndra edhe poster ii koncertit dhe mesazhi i albumit të ri

"Kam menduar se në mes të një stuhie apo edhe nën një dush bombash, zemra është e vetmja mburojë dhe strehë që kemi. Kam menduar se për gjithë kohëzgjatjen e këtij udhëtimi të madh, që është jeta jonë, ne gjithmonë kërkojmë dorën e dikujt dhe e kuptoj se është kështu. sepse... Ne nuk kemi të tjera armë”.

Këto janë fjalët që ka shkruar artisti në rrjetet sociale, ku ka paraqitur edhe projektin e tij të ri të regjistrimit. Për Ermal Metën viti 2018 është një vit plot angazhime, duke filluar nga pjesëmarrja në edicionin e 68-të të Festivalit të Sanremos, ku do të garojë së bashku me Fabrizio Moro-n me këngën “Ti nuk më ke bërë asgjë”.

Meta kthehet në skenë e Ariston, pas suksesit të vitit të kaluar me këngën “Forbidden to Die”, e cila u rendit e treta. Gjatë ditëve që vijnë më më 9 shkurt, artisti do të nisë promovimin e albumit të ri. Këngëtari dhe kompozitori Meta sapo ka festuar çertifikimin e të ardhurave që ka fituar nga këngët "Heaven Girl" dhe "Little Soul" feat. Elisa, të dyja të përfshira në albumin "No Dying".  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit