Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar fotografi nga pritja joformale e organizuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, për Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, gjatë Samitit të Aleancës Trans-Atlantike të zhvilluar dje në Ankara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas fotografive, Nufi ka shkruar se Samiti i djeshëm në Ankara ishte një moment i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet e sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit brenda NATO-s.
Postimi i ministrit Ermal Nufi:
Samiti i NATO-s në Ankara
Në pritjen joformale të organizuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, për Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate të NATO-s.
Një moment i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet e sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit brenda NATO-s.
#NATOsummit
Komente









