Ermir Lenjani: Kemi realizuar ëndrrën
shekullore duke luajtur në evropian

Ermir Lenjani: Kemi realizuar ëndrrën<br />shekullore duke luajtur në evropian
“Kam qenë i vogël por kam pasur shumë ëndrra. Ëndrra më e madhe e imja dhe e familjes time ishte që një ditë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi gjithmonë i shikoja ndeshjet dhe thoja me vete, duhet të punojë shumë dhe ta veshi këtë fanellë të shenjtë”.
 
Kështu shprehet përmes një letre emocionuese Ermir Lenjani pas eliminimit të kuqezinjve nga Franca.
 
Tani kjo ëndërr u bë realitet, vazhdon më tej Lenjani “Unë jam pjesë e Shqipërisë, kam dhënë kontribut për Shqipërinë, kam përjetuar gjithçka dhe jam krenar që kam veshur këtë fanellë.
 
Kemi arritur gjëra të mëdha së bashku me ju tifozë, kemi realizuar ëndrrën shekullore duke luajtur në evropian dhe treguam se kush jemi”.
 
Përsa i përket Europianit, Lenjani thekson se  ishte emocionuese “për mua kjo aventurë, pasi nuk do të harrohet kurrë në jetën time. Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë mua dhe gjithë Kombëtares shqiptare.
 
Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam përgjithmonë. Jam krenar që vesh këtë fanellë dhe përfaqësoj këtë popull të shenjtë”, shkruan Lenjani.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë