Ermonela Jaho e Gëzim Myshketa
sjellin në skenën e TKOB 2 premiera

Ermonela Jaho e Gëzim Myshketa<br />sjellin në skenën e TKOB 2 premiera
“Suor Angelica e Gianni Schiçhi”, dy opera në një akt të vetëm të Triptico nga Giacomo Puçini kanë sjellë Ermonela Jahon dhe Gëzim Myshketën në TKOB. Ky event realizohet në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Institutin Italian të Kulturës.

Në konferencën për shtyp sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho e cila interpreton për herë të parë në skenën shqiptare Suor Angelica foli rreth arsyejeve që e kanë sjellë përsëri në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ndërsa baritoni i mirënjohur edhe në skenat italiane operistike Gëzim Myshketa i cili interpreton në operan Gianni Schiçhi njëkohësisht dhe regjisor i saj u shpreh për mikrofonin e A1 Report se ndihet i priveligjuar në skenën shqiptare.

Në këtë triptik puçian marrin pjesë dhe shumë emra të njohur të skenës operistike italiane si Sebastiano Rolli, dirigjent i orkestrës, Marco Puçi Catena regjisor.

Shfaqja ka patur mjaft interes nga publiku pasi shitja e biletave ka qenë e menjëherëshme. Ajo do të jetë premierë në datë 14 shkurt por më herët më datë 12 shkurt do të jenë provat gjenerale ku dhe në këtë datë janë shitur të gjitha biletat.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar