Ermonela Jaho e Myshketa,
yjet kthehen për publikun shqipta

Ermonela Jaho e Myshketa,<br />yjet kthehen për publikun shqipta
TIRANE- Kjo është hera e dytë që sopranoja e famshme, Ermonela Jaho, vjen të këndojë për vendin e saj. Sopranoja e mirënjohur që do të interepretojë për herë të parë në skenën shqiptare “Suor Angelicën”, foli në konferencën për mediat edhe për arsyet që e kanë sjellë përsëri në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

“Është një opera që e kam shumë për zemër. E kam kënduar edhe në Londër. Ka pasur një sukses të veçantë. Për mua, nuk ka rëndësi ku je, në “Metropolitan”, në “La Scala”, skena është magjike.”, shprehet ajo para shfaqjes. “Suor Angelica” e “Gianni Schicchi”, dy opera në një akt të vetëm nga Giacomo Puccini kanë sjellë Ermonela Jahon dhe Gëzim Myshketën në TKOB. Ky event realizohet në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit dhe Institutin Italian të Kulturës.

““Madame Butterfly” dhe “Suor Angelica” janë opera të repertorit tim, sepse secili praj nesh ka një lloj profili, për shkak të specifikës vokale. Janë opera me një dramë, me një tragjedi dhe mendoj se është ai pasioni ekstrem, ana emocionale, mendoj se këto janë arsyet që më bëjnë t’i dua”, tha Ermonela Jaho para se të ngjitet në skenën e teatrit të operës së bashku me Gëzim Myshketën.

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, thotë se është kthyer në Shqipëri për të kënduar për shqiptarët, që të kontribuojë edhe ajo për vendin e saj. Jaho pohoi se nuk ka kërkuar pagesë për shfaqjen. Jaho ka treguar para mediave emocionet e rolit, emocion që sipas saj bëhet më i madh dhe nga fakti që është përpara publikut shqiptar. Ajo ka rrëfyer vetë historinë  e trishtë të “Suor Angelica”-s:
Pasi lind një fëmijë të jashtëligjshëm ajo dënohet nga familja duke u mbyllur në një kuvend murgeshash.

Gjatë gjithë kohës aty brenda ajo mendon vetëm për fëmijën, dhe merret me kultivimin e bimëve mjekësore. Deri në fund Suor Angelica shpreson se një ditë do ta shohë birin e saj. Është gati të heqë dorë nga gjithçka, vetëm të ketë në prehër edhe njëherë fëmijën, të vetmin kuptim për një nënë. Në fund ajo helmohet me një nga bimët që kultivon, duke besuar se të birin do ta shohë pas vdekjes.

Kjo është drama e “Suor Angelica”-s një prej operave më mbresëlënëse e cila më 14 shkurt do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit për t’u interpretuar nga sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho. Në këtë shfaqje marrin pjesë dhe shumë emra të njohur të skenës operistike italiane si Sebastiano Rolli, dirigjent i orkestrës, Marco Puçi Catena regjisor. Shfaqja ka patur mjaft interes nga publiku, pasi shitja e biletave ka qenë e menjëherëshme.

Ndërsa “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi” do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 14, 16, 18 dhe 20 shkurt, në orën 19.00, sot do të jepet parapremirë e hapur për publikun.
 
Myshketa këndon “Gianni Schicchi”
 
Baritoni i mirënjohur në skenat e Italisë, Francës, Nju Jorkut, etj, Gëzim Myshketa, do të interpretojë në operën “Gianni Schiçhi”, ndërsa është edhe regjisor i saj.
Për premierën “Gianni Schicchi”, Gëzim Myshketa u shpreh se “Jam i lumtur që jam në këtë teatër, i cili nuk ka lindur dje”, duke shtuar se ndihej i lumtur që ndodhej në Opera bashkë me Ermonelën. “Gianni Schicchi është vepra më e luajtur, ndërsa “Suor Angelica ishte vepra që i pëlqente vetë Puccini-t.

“Përpara se t’ia jepte bordit për shtyp ai ia çoi një Kuvendi motrash, pasi kishte një motër murgeshë. Është një binom shumë i mirë. Janë dy vepra me nga një orë, me 20 minuta pauzë. Një opera tragjike dhe një opera komike”, tha Myshketa. Ndërsa për regjisorin italian, Marco Puccio Catena, këto dy premiera janë të një niveli botëror, nisur nga fakti që në to janë dy artistë të këtij niveli si Myshketa dhe Jaho.

“Ajo që dua t’ju them është se emocioni që do të ndieni është i mrekullueshëm. Kjo falë Ermonelës, e cila sot është e vetmja artiste në botë që do të mund të më jepte gëzim të madh në interpretimin e Suor Angelica-s, e cila konsiderohet si pika e dobët e të tri operave”, tha regjisori italian Catena.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet