Ermonela Jaho e Placido Domingo
në Kinë, bashkë për operën “Thais”

Ermonela Jaho e Placido Domingo<br />në Kinë, bashkë për operën “Thais”<br>
Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thias, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut, Athanael.

Për një kohë të gjatë, ‘Thaïs’ ka qenë një ndër veprat më të njohura, por që nga mesi i shekullit të XX, ajo dalëngadalë u la në harresë. Rikthimi në skenë është bërë nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, falë regjisorit argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.

Vepra sjell ën skenë rrugëtimin shpirtëror të një murgu, dhe duhet shumë mjeshtëri për të arritur nivelin artistik.Regjisori De Ana ka pohuar se muzika e veprës është “jashtëzakonisht e bukur, si kur përshkuan ritualet fetare dhe betejat e brendshme të karaktereve.”

Opera ‘Thaïs’ është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018 dhe do të jepet premierë në datat 2 dhe 5 shkurt.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur