Ermonela Jaho: “Madama
Butterfly”, shpirti i çdo gruaje
Pas suksesit të arritur nëpër shumë skena botërore, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho këtë radhë ka pasur si destinacion, teatrin Opera Grand Avignon në Francë. Një triumf i padiskutueshëm ka qenë
Pas suksesit të arritur nëpër shumë skena botërore, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho këtë radhë ka pasur si destinacion, teatrin Opera Grand Avignon në Francë. Një triumf i padiskutueshëm ka qenë sopranoja Jaho me rolin kryesor në operën “Madama Butterfly”, atij të Cio Cio – San. “Madama Butterfly” është një nga operat më të njohura, një kryevepër, jo vetëm për historinë, por sidomos për përkthimin muzikorë që kompozitori i dha ndjenjat e një vajze të re në dashurinë e jetës.
Akti i parë i kësaj opere gjithmonë më bën të për të qarë nga rruga e gjatë dashurisë deri tek ëndrra e një martese. E dyta është edhe më plotë e shpresës dhe vendosmëri. Ndërsa, akti i tretë është vetëm realiteti”, është shprehur sopranoja Jaho për operan “Madama Butterfly”, një sukses ky i garantuar.
Për sopranon, roli Cio – Cio San është shpirti i çdo gruaje. “Ajo shpreson si një fëmijë, ashtu si një adoleshent, sakrifikon veten si një profet. Ky është shpirti i çdo gruaje”, - theksoi Jaho. Roli i Madame Butterfly është një prej roleve më të dashur për sopranon Jaho, interpretuar edhe herë të tjera prej saj në disa prej skenave më të njohura operistike botërore.
Shqiptarja Ermonela Jaho është tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operan Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës etj. Opera nën interpretimin e Jahos do të shfaqet edhe sonte në të njëjtin teatër.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
1/2
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
Kujdes, mos i gënjeni kurrë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë
27 Janar, 22:43
-
11 maji po afron, shpresa e Shabanit: Mjafton t'i heqim Ramës 4 mandate dhe nuk fiton zgjedhjet! Flogert Muça: Kur njerëzit të shkojnë te kutia e votimit, do jenë pragmatist
27 Janar, 22:40
-
Spahiu: Partitë e reja sot kanë tre avantazhe, dosjet e SPAK, votat e diasporës dhe rrjetet sociale
27 Janar, 22:10
-
Urdhri ekzekutiv i Trump/ Ambasada e SHBA-së në Shkup ndërpret të gjitha projektet në Maqedoninë e Veriut
27 Janar, 22:10
-
Ezmiralda Franja mer 'Topin e Artë' për vajza 2024
27 Janar, 21:53
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Çmimi 'Zemër Kuq e Zi' i jepet futbollistit të Kombëtares, Ylber Ramadani
27 Janar, 21:32
-
Almer Toska: Asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu
27 Janar, 21:30
-
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora
27 Janar, 21:24
-
Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera
27 Janar, 21:21
-
'Topi i Artë'/ Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares 'Lojtari i Vitit i Kombëtares'
27 Janar, 21:18