Ermonela Jaho: “Madama
Butterfly”, shpirti i çdo gruaje

Ermonela Jaho: “Madama<br />Butterfly”, shpirti i çdo gruaje
Pas suksesit të arritur nëpër shumë skena botërore, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho këtë radhë ka pasur si destinacion, teatrin Opera Grand Avignon në Francë. Një triumf i padiskutueshëm ka qenë sopranoja Jaho me rolin kryesor në operën “Madama Butterfly”, atij të Cio Cio – San. “Madama Butterfly” është një nga operat më të njohura, një kryevepër, jo vetëm për historinë, por sidomos për përkthimin muzikorë që kompozitori i dha ndjenjat e një vajze të re në dashurinë e jetës.



Akti i parë i kësaj opere gjithmonë më bën të për të qarë nga rruga e gjatë dashurisë deri tek ëndrra e një martese. E dyta është edhe më plotë e shpresës dhe vendosmëri. Ndërsa, akti i tretë është vetëm realiteti”, është shprehur sopranoja Jaho për operan “Madama Butterfly”, një sukses ky i garantuar. 

Për sopranon, roli Cio – Cio San është shpirti i çdo gruaje. “Ajo shpreson si një fëmijë, ashtu si një adoleshent, sakrifikon veten si një profet. Ky është shpirti i çdo gruaje”, - theksoi Jaho. Roli i Madame Butterfly është një prej roleve më të dashur për sopranon Jaho, interpretuar edhe herë të tjera prej saj në disa prej skenave më të njohura operistike botërore.

Shqiptarja Ermonela Jaho është tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operan Metropolitane të Nju Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës etj. Opera nën interpretimin e Jahos do të shfaqet edhe sonte në të njëjtin teatër.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve