Ermonela Jaho në skenën e
Operas de Lyon në Francë

Ermonela Jaho në skenën e<br />Operas de Lyon në Francë
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare është ngjitur në skenën e Operas de Lyon në Francë.

Ajo ka luajtur në rolin e “Amelias”  të shkruar nga Giuseppe Verdi me Simon Boccanegra.

Ermonela do të këndojë gjatë muajit qershor nga data 7 deri më 17 dhe 22 në Operan de Lyon.

ermonela jaho

Aktrimi do të ndërtohet mbi bazën e dashurisë midis Amelia Grimaldi që vjen nga një familje e pasur, por ajo vdes dhe Grimaldët birësojnë një vajzë tjetër me emrin e Amelias për të mos iu konfiskuar pronat dhe pasuria.

Amelia dashurohet me rojen e saj Andrean dhe ngjarjet fillojnë të komplikohen kur identitetit të rremë të Amelias fillojnë dhe i bien në erë.

Tashmë emri i Ermonelës është i njohur në terren ndërkombëtar.

Ajo ishte e ftuar edhe në televizionin francez TLM ku u vlerësua si profesioniste shumë e madhe.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje