/ATSH/ - Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare, së bashku me Angelo Gabriellin, Elda Laron dhe Paolo Andeolin do të jenë pjesë e një paneli që do të drejtojë një kurs specializimi për të rinjtë në datat 14-18 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Pasi ka korrur dhe suksesin e radhës me shfaqjen "La Traviata" të Giuseppe Verdi-t në "Theatre Royal" në 13 shtator Madrid të Spanjës, dhe duke pritur edhe suksesin në "Madama Butterfly", shfaqen që do ta interpretojë në "Opera National de Paris" në datat 27 dhe 30 shtator, dhe 3/7/10/13 tetor, Jaho gjen kohën për të ardhur në Tiranë dhe për të këshilluar dhe mësuar artistët e rinj.
Projekti synon që të ndihmojë të gjithë artistët por dhe ata të brezit të ri, për t'i drejtuar në mënyrë konkrete, për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përditë teknikisht, për të arritur të shprehin artistikisht vetveten, duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqipëri dhe mbarë botën.
Sipas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, pjesëmarrja në këtë kurs do të jetë falas, por do të ketë një numër të kufizuar pjesëmarrësish deri në 12 (numri i dëgjuesve që do të lejohen është deri në 20). Sakaq, pjesëmarrësit në Kursin e Specializimit do të përcaktohen në bazë të një audicioni që do të zhvillohet më datë 14 tetor 2015, në orën 12:30 në ambientet e TKOB.
Ndërkohë Aplikantët duhet të dorëzojnë në zyrat e TKOB ose me email, formularin e aplikimit, CV me fotografi, letër motivuese, CD me një arie të përgatitur jo më larg se 6 muajt e fundit, brenda datës 30 shtator 2015.
/Shqiptarja.com