Sopranoja e suksesshme shqiptare Ermonela Jaho ka dhënë kontributin e saj përkrah Charles Castronovo.
Ky produkt është vlerësuar edhe nga kritikët më të mëdhenj për vëmendjen e madhe kundrejt të gjitha detajeve vizuale dhe perfeksionin e personazheve.
Ermonela është quajtur përsosmërisht e mirë dhe e pakrahasueshme për timbrin, vokalin dhe mbi të gjitha performncën duke i ngarkuar zërit nuancat e emocioneve.
Producent i “La Boheme” ishte 80 vjeçari John Copley i cili pritet të dalë në pension në vitin 2015.
Muzika ishte e kompozitorit të madh të operas Italiane Puccini.
Drama kishte katër akte dhe historia ishte një romancë dashurie e një çifti të cilët më pas ndahen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)