Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, duke publikuar disa fotografi, ku shihet në shoqërinë e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, raporton për shkëlqimin e radhës së divës së operas, kësaj here në Pekinin e largët, me operën “Thais” të Zhyl Masënesë, përkrah tenorit të madh Placido Domingo.

“Ç'mbrëmje e madhe për Ermonela Jahon dhe ç'krenari për të gjithe ne që patëm fatin ta ndjekim në Pekin. Për operën "Thais" te Zhyl Masëné-së i madhi Placido Domingo s'mund të kishte partnere më të denjë se sa diva shqiptare. Shkëlqim i plotë. Artdashësit kinezë e të huaj në këmbë. Pastaj, mes dy yjeve mesdhetarë, dirigjentit francez dhe ambasadorëve te Spanjës e Meksikës -një darkë si mes miqsh të vjetër.. Faleminderit Ermonela!! Superambasadore e talentit shqiptar” – shkruan Belortaja në Facebook.

[gallery]25475[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com