Ernest Muçi karikon Kombëtaren: Më mirë që luajmë kundër të mëdhenjve

Ernest Muçi karikon Kombëtaren: Më mirë që luajmë kundër të mëdhenjve

Ernest Muçi

Sulmuesi anësor i Besiktas dhe kombëtares shqiptare, Ernest Muçi është rrëfyer për muajt në Turqi dhe Europianin 2024 me kuqezinjtë. "Totem TV" i ka marrë një intervistë djaloshit kuqezi në Stamboll, me Muçin që ka thënë se është përshtatur shpejt.

23-vjeçari ka cekur edhe temën e Kombëtares, duke thënë se është mirë që përballen me ekipe të forta. Në grupin B të "Gjermani 2024" tanët do luftojnë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

"Unë mund të luaj në çdo pozicion në sulm, por do të doja të isha më në qendër, të jem më afër mesfushorëve apo të tjerëve, të jap asiste e të jem afër portës dhe të ndihmoj ekipin që të shënojë. Është e rëndësishme që të lëvizësh shumë, mua më pëlqen të ndryshoj pozicione.

Besiktas - Këtu më japin liri dhe falënderoj trajnerët që më besojnë. Ishte e thjeshtë për mua të përshtatesha sepse vendi im është pak a shumë e njëjta kulturë e ushqime. Për mua ishte shumë e lehtë, edhe për familjen time ishte një përshtatje e thjeshtë.

Mënyra se si sillen njerëzit, ushqimi, koha është e mirë. Edhe djemtë janë miqësorë dhe më bëjnë të ndjehem si në shtëpi që nga dita e parë. Ishte e lehtë të përshtatesha.

Europiani 2024? Ishte një arritje e madhe për vendin tonë të shkonim në Europian. Grupi është i vështirë, por kur je në këto kompeticione është më mirë të luash ndeshje të mëdha. Ndaj për mua është entuziazmuese, po e pres me padurim të jem pjesë e këtyre ndeshjeve.

Por tani është e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm, të mbyllim gjithçka mirë këtu në klub dhe pastaj të fitojmë Kupën. Pastaj të fokusohemi te ekipi kombëtar pasi është një event i rëndësishëm për ne si vend", tha Muçi.

Në shkurt të këtij viti Muçi la Legian e Varshavës dhe për 8+2 milionë euro u bashkua me Besiktas, teksa ka oferta nga Aston Villa. Në këto muaj me Besiktas Muçi ka shënuar katër gola.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit elektrizon tifozët kuq e zi në Elbasan

Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit elektrizon tifozët kuq e zi në Elbasan