Report Tv në ‘Fan Zone’ në sheshin ‘Skënderbej’, atmosfera e EURO 2024 dhe parashikimet e tifozëve

Report Tv sjell atmosferën e EURO 2024 nga sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë. Atmosfera vjen përmes studios së Report Tv në Fun Zone, e vetmja në sheshin ‘Skënderbej’.

Lidhje live, atmosfera përgjatë gjithë muajit të Europianit, parashikimet për ndeshjen nga tifozët, të gjitha këto dhe më shumë i ndiqni vetëm përmes Report Tv.

Sa i takon ndeshjes Itali-Shqipëri, që luhet në 21:00 në Dortmund, një tifoz i veçantë bëri parashikimin për rezultatin. Inxhinieri i pyjeve, Abudulla Diku, tifoz i zjarrtë i kombëtares parashikon rezultatin 1-1.

“Besoj fort që do jetë një ndeshje karakteri, një Shqipëri e ekuilibruar. Besoj se duke luajtur siç kanë luajtur deri tani ekipi do shfaqë më të mirën e mundshme dhe do japë një përfaqësim dinjitoz.

Trajneri i ka vënë në pozicionet që marrë më të mirë e mundshme nga çdo lojtar. Formacion 4-3-3. Përmes kundërsulmeve do bëjmë surprizën e madhe ditën e sotme. Parashikimi im është që ndeshja do dalë 1-1. Do shënojmë ne të parët, por do barazohemi nga italianët. Do jetë ndeshje e fortë, së pari se italianët do na nënvlerësojnë, besoj fort ku sot është dita që fati do jetë me ekipin shqiptar. Lidhur me italianët dua të përdor atë shprehjen e Churchill që italianët e humbin ndeshjen e futbollit sikur kanë humbur luftën dhe humbin luftën sikur kanë humbur ndeshje futbolli. Shpresoj të marrim një pikë të vlefshme”, tha ai për Report Tv nga studio në sheshin ‘Skëndërbej’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
‘Jam italian po ndihem si shqiptar’, tifozi i veçantë i kombëtares kuqezi: Do fitojë 2 me 1

 

Një italian që bën tifo për kombëtaren shqiptare. Ky është tifozi i veçantë, që në përballjen Itali-Shqipëri ka zgjedhur të mbështesë kombëtaren kuqezi. Nga studio e Report Tv në Fan Zone ai parashikoi rezultatin 2 me 1 për Shqipërinë.

“Jam shumë i emocionuar, jam italian po ndihem si shqiptar sot. Bëj tifo për Shqipërinë sot, ne italianët jemi ngopur me tituj. Shqipëria ka uri.

Italia është e fortë nga ana taktike, por Shqipëria ka entuziazëm ka dëshirë dhe për sa e kuptova unë Gjermania është plot me tifozë shqiptarë. Shpresoj që kjo është një gjë që do na ndihmojë për të fituar. 2 me 1 për Shqipërinë”, tha ai për emisionin Minuta Zero në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Sot, ​25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Kosovë/ Sot, ​25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999