Legia e Varshavës ka marrë një biletë për në fazën e grupeve të Conference League. Polakët sërish kanë një copë Shqipërie në këtë sukses, me Ernest Muçin që ka qënë protagonist si në ndeshjen e parë. Kundër danezëve të Midtjylland, polakët barazuan 1-1 në Varshavë, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 3-3.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Legia u tregua më e saktë duke fituar 6-5 pas 120 minutave lojë. Nga penalltia shënoi edhe Ernest Muçi, që me klas mposhti portierin. Sulmuesi i Kombëtares shënoi edhe në ndeshjen e parë në kohën e rregullt, teksa tani është vendimtar për të tijtë.
Në prag të ndeshjeve të Kombëtares me Çekinë dhe Poloninë për Euro 2024, Muçi edhe njëherë tregon cilësitë e tij duke bindur trajnerin Sylvinho për një ftesë në drejtim të tij.