Patos/ Erozioni dëmton varret e vjetra, eshtrat dalin në sipërfaqe! Reagon bashkia: Ndërhyjmë në shkurt

E ndërtuar para 200 vitesh Kisha e Dukasit në Patos është drejt shembjes.  Erozioni i tokës ka dëmtuar dhe varret e vjetra përreth kishës. Siç shihet në pamje eshtra dhe mbetje kockore kanë dalë në sipërfaqe.

Kjo situatë është tepër shqetësuese për banorët e fshatit Dukas-Breg. Ata rrëfejnë, rrëshqitjet e tokës janë të njohura prej disa dekadash ndërsa kanë kërkuar me insistim ndërhyrjen e bashkisë.

“Bashkia të marri masat e saj, t’i mbulojë, t’i vëri mur që të mos zbulohen, t’i rregullojë vendet, njerëzit e tyre kush i ka varrezat atje”, është shprehur një banor.

Kryetari i bashkisë së Patosit, Fation Duro shprehet se në muajin shkurt do nisë puna për ndërtimin e një muri që do frenojë erozionin.

“Është një problem i trashëguar, e mira ishte që të zgjidhej brenda vitit 2023, por duke qenë se nuk ishte i parashikuar në buxhetin e vitit 2023, ne e parashikuam për vitin 2024. Aktualisht projekti për murin është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do vazhdojnë procedurat për prokurimin për ndërtimin e një muri të ri që të bëjë të mundur edhe sigurimin e gjithë hapësirës që ndodhet atje dhe rregullimin e territorit”,- është shprehur Duro.

Kisha e Shën Mëhillit në Dukas ka shërbyer si objekt kulti nga 1800-ta deri në vitin 1967, kohë kur diktatura komuniste e ktheu në qendër kulture.

Përfaqësues të kishës Ortodokse në Fier shprehen se pas viteve 1990 prona nuk i është kthyer kishës, por ka mbetur tokë shtet, ndaj dhe nuk kanë ndërhyrë për restaurimin e saj. Ndërsa varreza publike e Dukasit është zhvendosur prej vitesh në një tjetër vend. Rreth kishës mbeten varret e vjetra, dëmtuar rëndë nga erozioni.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb