Erozioni detar, kërcënim për zonën turistike Kune-Shëngjin

Erozioni ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha toke duke vënë në rrezik këtë zone turistike. Pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës. Situata  e krijuar konsiderohet tejet alarmante, sipas Administratorit të Shëngjinit, Gjok Deda. Ai  thotë se nuk do të jetë e largët dita kur kjo zonë turistike të mos ekzistojë më nëse nuk do merren masa.

"Erozioni do të vazhdojë të shkatërroj bregun e Kunës, përderisa Drini do të ngelet një lum i vdekur. Të fjitha teoritë e tjera, bien poshtë. Në qoftë se në Spatharë, ku  30-40 vite më parë është ndërprerë rrjedha e lumit Drin. Në qoftë se nuk do të hapet rrjedha e lumit Drin, që Drini të jetë lum i lundrueshëm, erozioni do të vazhdojë të marrë, fatkeqësisht me qindra hektarë nga brigjet e detit Adriatik. Nuk zgjidhet puna me disa investime sporadike. Në qoftë se nuk ndërhyhet shpejt, ndoshta në 10 vite lagunat nuk do të degradohen", u shpreh Deda. 

Prej vitesh flitet për erozionin në Shëngjin dhe dëmet kolosale që janë shkaktuar, por ndërhyrja ka qenë shumë e vakët. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen