Pisha të rrëzuara, deti që avancon gjithnjë drejt lagunës. Këto janë pamjet e bregdetit të Kunës në Shëngjin pas stuhive detare të javëve të fundit.

Pisha dhjetra vjeçare janë rrëzuar, e të tjera rrezikojnë rrënjën. Erozioni detar në zonën turistike po merr përmasa shqetësuese, duke bërë që disa herë të ndodhë bashkimi i detit me lagunën.

Pas ndërtimit të barrierës mbrojtëse në anën jugore të grykëderdhjes së lumit “Drin”, erozioni është bërë më agresiv në bregdetin e Kunës. Deti po avancon periodikisht çdo vit, sipas ekspertit Jak Gjini.

Në këto kushte, sipas ekspertiti Gjini,  Laguna e Kunës rrezikon ekzistencën.

‘Ka pasur vite që deti ka avancuar edhe në 20 metra në bregdetin e Kunës, këtu është bashkuar me lagunën disa herë dhe kur gjenë fragmente pyjore aty mdalon. Laguna e gjitha po shkon në shpërbërje', tha ai. 

Ekspertët mjedisorë kanë lëshuar prej vitesh alarmin për erozionin detar në zonën e Kunë-Vainit në Shëngjin.

Sipas Bashkisë Lezhë, ndërhyrjet që do mund të stoponin fenomenin natyror shoqërohen me kosto të mëdha financiare, të papërballueshme për buxhetet vendore.