ERSEKE - “Arrest me burg” është masa që gjykata e Korçës ka dhënë për Suel Liçon i cili pak ditë më parë shkaktoi një incident në Ersekë gjatë një takimi të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Liço akuzohet për veprën penale pengim me dhunë i veprimtarisë së partive politike.

Edhe prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie për autorin e incidentit në Ersekë.

Ndërkohë vetë Suel Liço ka kërkuar masë lehtësuese gjatë seancës gjyqësore.

Incidenti në Ersekë ndodhi të mërkurën pasdite kur Lulzim Basha po prezantonte kandidatin për bashkinë e Ersekës.

Liço ka gjuajtur në drejtim të Bashës një karrige e cila ka goditur një banor të zonës. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)