Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Ersekë në fundjavë, në përfundim të ndeshjes Gramozi - Memeliaj, e vlefshme për javën e parë të kategorisë së dytë. Futbollistët e ekipit vendas të Gramozit, pas përfundimit të ndeshjes në barazim 2-2 i janë sulur arbitrit të ndeshjes, Gentian Nora nga Gjirokastra duke e masakruar me shkelma dhe mjete të forta.
Shkaku i gjithë ngjarjes së ndodhur është për faktin se vendasit nuk arritën të mbronin avantazhin e dy golave duke marrë në fund vetëm një pikë. Për këtë ngjarje është gjetur fajtor arbitri Nora. Futbollistët e ekipit vendas e kanë sulmuar të gjithë në grup. Sakaq, arbitri pas ngjarjes së rëndë ka bërë një denoncim për të gjithë dhunuesit. Theksojmë që forcat e policisë kanë ndërhyrë me vonesë për qetësimin e ngjarjes dhe mbrojtjen e arbitrit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com