Ersekë, shkolla e mesme “Mustafa
Jashari” pret nxënësit mes rrënimit 

Ersekë, shkolla e mesme “Mustafa<br />Jashari” pret nxënësit mes rrënimit 
ERSEKE - Pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Por Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mustafa Jashari” në Ersekë, nuk i ka kushtet për të pritur nxënësit. 

Këto pamje të A1Report, ju tregojnë gjendjen në të cilët ndodhet shkolla. Lagështira është prezente kudo, edhe në këto ditë të nxehta gjendja pritet të agravohet gjatë dimrit. Po ashtu kushtet higjeno-sanitare lënë për të dëshiruar.

Nxënësit duket qartë se janë të rrezikuar në çdo moment nga rënia e suvatimeve dhe amortimizimi i ndërtesës. Prindërit janë ata që ngrenë shqetësimin për gjendjen dhe kërkojnë zgjidhje nga organet përgjegjëse. 

“Të shikosh brenda, është tmerri vet. Tavanet janë gati për të rënë dhe nuk mund të hyjnë fëmijët atje e jo më të zhvillohet mësim normal. Tualetet brenda janë mizerje, mund ti shikoni dhe vetë. As mësuesit e as vet nxënësit nuk mund ta pranojnë, nuk mund të zhvillohet mësim në ato ambiente,”-shprehet një nga prindërit.

“Sot kjo shkollë po shkon drejt degradimit dhe drejt mbylljes. Ne duam që fëmijët tanë mos të largohen nga kjo shkollë, nga ky fshat për disa kushte që qeveria nuk i është përgjigjur këtij komuniteti në kohë,”-vijojnë qytetarët.

Mësohet se shkolla e fshatit Mollas prej të paktën 10 vitesh nuk njeh dorën e investimit.

shkolla ersek

shkolla ersek

shkolla ersek

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara