Ervini zemërthyer nga lidhja e
Sidritës: Jeta si telenovelë

Ervini zemërthyer nga lidhja e<br />Sidritës: Jeta si telenovelë
Ndërkohë që shumë prej jush mund të mendojnë se gjithçka ndodh brenda shtëpisë së Big Brother është një lojë, na del që s'qenka kështu.

Ervini, 28-vjeçari nga Tirana ka rënë pre e provokimit të partneres së tij, Sidritës, që i ka thënë se ka një tjetër lidhje jashtë shtëpisë dhe është shprehur kaq i lënduar, sa dhe ne që e kemi parë nga ekrani jemi ndjerë keq për historinë e tyre të pamundur të dashurisë.

“Jam në një situatë me marrë valixhen e me ik, po e mbaj veten me shumë sforco. Arrin të përfshihesh shumë në një situatë, e padashur të bëhet jeta telenovele”, shprehet Ervini ndërsa flet në oborr me Xhenin dhe Benardin. "Nuk dua të ndihem i përdorur apo të përdor dikë për lojë. Ndonjëherë nuk është mirë të hysh midis dy personave e ndjen pak pjesën e fajit, nuk dua ta vuaj atë, është më mirë stop”, duke nënkuptuar se Sidrita ende mendon prë personin që ka lënë jashtë.

“E kam marrë vesh prapa, e kap me gjërat që më thuhen, me gjerat që konsumohen,” tregon Ervini i zhgënjyer. Por për fatin e tij të mirë, Xheni bisedoi me Sidritën për këtë çështje dhe kjo e fundit mohoi gjithçka. “Çfarë faji kam unë që i merr të gjitha seriozisht ai”, shpjegon ajo, ndërsa më pas sqaron dhe Ervinin se qëndrimi i saj ishte vetëm një provokim për të parë reagimin e tij./Anabel

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës