TIRANË- Bisedat në të cilat përmendej nga bosë të krimit emri i Gazment Bardhit, janë të manipuluara, tha zyrtarisht SPAK në një njoftim, duke sqaruar se nuk rrjedhin nga zbardhje që hetuesit i kanë bërë mesazheve nëpërmjet aplikacionit të koduar, Sky ECC.
Në një reagim publik SPAK thotë se është vënë në dijeni se mesazhe të tilla i kanë shkuar disa politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit, përmes aplikacionit të koduar Signal, aty ku i mbërriti edhe kreut të PD-së Gazment Bardhi. SPAK thotë se ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.
"Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.
Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara", njoftoi sot SPAK.
Pasi SPAK konfirmoi se bisedat janë të manipuluara, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha në një prononcim për mediat se ishte një tentativë për ta bërë pis, por e vërteta doli.
"Me rrugë institucionale, ajo që u kam thënë ditën që kam dalë nga SPAK se prokuroria më konfirmoi se bisedat janë të sajuara, sot SPAK e ka konfirmuar me një njoftim zyrtar. Ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihen për lidhjet me krimin, që janë vërtetë në dosjet e SPAK të përmendur për bashkëpunimin me krimin. Kishte një tentativë për të bërë pis cilido që ka vendosur të thotë të vërtetën. Gjëja e mirë e këtij zhvillimi që u shpërnda për propagandë, brenda një jave mori përgjigjen e merituar. S’mund të fshihen lidhjet e Ramës me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe", tha Bardhi.
Në mesazhet për të cilat Bardhi kërkoi ndërhyrjen e SPAK duke thënë se i janë dërguar për shantazh, pretendohej se Ervis Martinaj kishte porositur Erigers Mihasin, i vrarë në Tiranë në nëntor 2021, t'i jepte 100 mijë euro Bardhit me porosi të Shkëlzen Berishës.
Bisedat i kanë mbërritur Bardhit në Signal, për të cilat SPAK thotë se janë të manipuluara
Kodi i Sky ECC që pretendohet i Ervis Martinaj – NP8LS4
Shkon dot deri te zyra të marrësh 100 mijë euro. T’i çoje deri te M**** (emër hoteli në Tiranë) t’ia jepje Gaz Bardhit. Bëji telefon në Signal kur të jesh aty, që të ulet t’i marrë.
Kodi në SKYECC që pretendohet i Erigers Mihasit – TI8I2F –
Po pse po ju jep kaq shumë se këta nuk do vijnë kurrë në pushtet
Kodi në SKYECC që pretendohet i Ervis Martinaj – NP8LS4
Po çfarë t’i bëj Zenit se për këtë s’po e rruaj k****. Fola me të (me Bardhin nënkuptohet) i do për fushatë. I thashë edhe për grupin e shoqërimit që e paguaj unë.
Kodi në SKYECC që pretendohet i Erigers Mihasit – TI8I2F
Ja dhashë, të fala bëri. Ishte optimist për fitore
-
/KASEM/,jam dakord pjeserisht me ju.SPAK-u nuk mund t'a quaje te fabrikuar dicka thjesht se nuk ka dale nga dekodimi i bisedave ne Sky-ECC.Mund te jete i fabrikuar,por mund te jete edhe i vertete,dale nga ndonje menyre tjeter komunikimi.S.d.q,e leme te hapur mundesine qe mund te jete vetem fabrikim,por duhet hetim i thelle deri sa te gjendet origjina nga kane dale.
Përgjigju -
Nuk duhet ngutur ne konkluzion,AQ me teper nga organi qe heton.Qe kjo bisede pretendohet per vitin 2021 ,nuk do te thote se sot qe eshte publikuar eshte e pavertete ose e manipuluar.Je ne proces hetimin dhe nuk eshte e drejte,nuk eshte professionale te konkludosj per manipulim.Une mendoj se eshte bisede e vertete ,e zhvilluar para tre vjetesh ,qe nuk ishte zbuluar per ato faktire qe dihen.Sot keni thene ,madje shtypit eshte mbushur Plot ,se vite e vite te shkuara ,x apo y ne ato kalalet sekrete Kane biseduar me kriminelet ,Duke i bere Edhe fakt te kryer.Ato qe do SPAK qenkan te verteta,ato qe nuk do i shpall Brenda dites te manipuluara Ky nuk eshte profesionalizem,por mashtrim.
Përgjigju -
Nuke heqin dore keta fashista nga skenari Babale...
Përgjigju






Komente
Komento