Vetëm pak ditë pas lirimit nga qelia, tashmë në “arrest shtëpie”, Erzen Breçani, i qetë dhe pa komunikuar me gazetarët, u paraqit në SPAK për komunikim të akuzës.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat “pastrim parash” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, ish-zyrtarit të policisë dhe personave të tjerë anëtarë të grupit që janë tashmë të arrestuar.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi t’i ndryshonte masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” më 17 korrik.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Më herët, Erzen Breçani kërkoi disa herë zbutje të masës së sigurisë, me pretendimin se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.
Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Breçani është vrasës i ndyrë,turp për ata që e lanë në arrest shtëpie dhe mbahen në burg plot të tjerë me vepra penale të leta.
Përgjigju