TIRANË- Edhe pse në njoftimin zyrtare, nuk është dhënë asnjë arsyetim ligjor, pas afro 8 muaj nga arrestimit i tij, Gjykata e Posaçme e Apelit ka nxjerrë nga qelia Erzen Breçani, emri i të cilit doli në skenë pas përgjimeve të dosjes Metamorfoza 2.

Ndaj Breçanit është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç familjarëve të tij.

Përsa kohë ishte në qeli Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia, frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura, dhe qëndrimi në burg i rrezikonte jetën.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë u arrestua në nëntor të vitit  pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan edhe të tjerë mes tyre  shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Ndërkohë djali i tij Eralbi Breçani dhe Ervin Mata, mbeten ende në kërkim, ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar po ashtu HEC-in “Drita”, i cili është në pronësi të Erzen Breçanit dhe të familjarëve të tij. Sekuestrot janë vendosur, pasi SPAK ka dyshime se pasuritë janë vendosur nga trafiku ndërkombëtar i drogës.