Pas ngjarjeve të ndodhura në peshëngritjen shqiptare nuk kishte si të mungonte edhe një prononcim i kreut të këtij organizmi, presidentit të federatës shqiptare të peshëngritjes Esat Ademi. N një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, Ademi i shqetësuar për gjithcka ka ndodhur deklaron se të gjitha ngjarjet e ndodhura kohët e fundit në sportin e peshëngritjes kanë një fajtor. Por sipas shefit të peshëngritjes, fajtori do të gjendet pas një analize që do të bëhet pas kthimit nga Londra. ”Përjashtimi i peshëngritësit Hysen Pulaku na ka lënë një shije të hidhur.

Nga Pulaku prisnim një paraqitje që kishte në objktiv medalje. Pulaku është sportisiti i katërt që rezulton pozitiv në testet anti-doping në një kohë shumë të shkurtër dhe për këtë do të realizojmë një mbledhje të jashtëzakonshme menjëherë pas kthimit nga Londra. Për këtë gjendje ka një fajtor, të cilin do ta gjejmë pas analizës së gjatë dhe të detajuar” pohon Ademi. Aktualisht numri një i FSHP kërkon përqëndrrim maskimal në garë duke harruar gjithcka ka ndodhur. “Jemi vetëm pak orë përpara fillimit të garave për sportistët shqiptarë të peshëngritjes. Ajo që duhet të bëjmë, është që të harrojmë atë që ka ndodhur duke u përqëndrruar në garë për realizuar një paraqitje dinjitoze” përfundon presidenti i federatës shqiptare të peshëngritjes Esat Ademi nga Londra.

"Pirro Dhima: Kam besim te Romela Begaj"

Shpresat për të sjellë një medalaje olimpike për herë në parë në sportin shqiptar janë varur plotësisht te peshëngritësja Romela Begaj, e cila është shpallur edhe nën kampione e Europës në kampionatin Europian të zhvilluar në Turqi në prill të vitit 2012. Begaj aktualisht gëzon një formë shumë të mirë duke qënë gati për t’u ngjitur në pedane për të treguar aftësitë e saj më të mira. Begaj, si shumë sportistë shqiptarë që janë pjesë e ekipit olimpik shqiptar janë stërvitur jashtë vendit në kushte shumë më tepër komode, që në Shqipëri ishin të pamundura. Peshëngritësja për disa ditë është stërvitur intensivisht në Greqi, nën kujdesin e Pirro Dhimës, presidentit të Federatës Greke të Peshëngritjes.

Dhima në një komunikim përpara garimit të Romela Begajt shprehet optimist për formën e nën kampiones së Europës duke folur me superlativa. “Romela është një vajzë e mrekullueshme dhe një sportise shumë e mirë. E kam ndjekur disa herë nga afër gjatë fazës së përgatitjeve që ka zhvilluar në Greqi dhe mendoj që ka shumë potencial për të zhvilluar një garë pozitive. Nuk mund të flas përpara kohe për rezultate, por pritshëmritë janë të mëdha nga Romela “ thotë Dhima, i cili është me origjinë shqiptare. Ngjarjet e fundit në peshëngritjen shqiptare, sigurisht që nuk kanë kaluar pa jehonën e medias Europiane dhe Botërore, por Pirro Dhima heziton t’i përgjigjet pyetjes se ku çalon peshëngritja shqiptare.

 “Nuk më takon mua të jap një mendim në koment në lidhje me këtë pyetje, pasi nuk jam pjesë e federatës shqiptare të peshëngritjes. Më vjen keq për atë që ka ndodhur, por janë punët e brendshme të Komitetit Olimpik Shqiptar. Unë aktualisht kam një post në federatën greke” përfundon legjenda greke e peshëngritjes me origjinë shqiptare Pirro Dhima.

(d.b/shqiptarja.com)