Escobar: Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka kuptuar që duhet të bëhet

Escobar: Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka kuptuar që duhet të bëhet

I dërguari i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

KOSOVË- Ndonëse kryeministri i Kosovës ka parashtruar 6 kushte për krijimin e asociacionit, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor është shprehur se asociacioni është pjesë e marrëveshjes themelore dhe obligim që dy vendet të kenë dialog reciprok.

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrim. Ai ka thënë se diskutimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.

 “Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës. Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë” , ka thënë Escobar Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, pasi sipas tyre do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit. Në përgjigje të tyre, zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë.

Në javët e fundit, Amerika është bërë gjithnjë e më e zëshme duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka nevojë dhe do të zbatohet.

Ky reagim vjen një ditë pas takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE ku u diskutua dhe u ra dakord parimisht për planin evropian që synon normalizimin marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Kurti ka paraqitur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, 6 kushtet për krijimin e asociacionit. Kurti kërkon ndryshim të asociacionit të nënshkruar më 2013 i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

6 kushtet e Albin Kurtit: 

  • Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
  • Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
  • Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
  • Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
  • Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
  • Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." – tha Kurti.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 28/02/2023 18:54

    Të premtoj sonte se ti kurr nuk do e perjetosh si politikan o proserb leshi, sepse të gjithë anoni nga serbia për shkak të grave serbe që i keni…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja