Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, takime me drejtuesit e shtetit! Zyrtari i Lartë Amerikan: Fokusi kryesor, lufta kundër korrupsionit

Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, takime me drejtuesit e shtetit! Zyrtari i Lartë Amerikan: Fokusi kryesor, lufta kundër korrupsionit

Escobar dhe Lajçak

Të hënën në Kosovë do të mbërrijnë Përfaqësuesi Special i BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 2 zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë  do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi. Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA-ja do të angazhohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe se fokusi i tyre kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për të përditshmen Nova, ai theksoi se është e nevojshme të përmirësohen kushtet zgjedhore në Serbi, të përmirësohet qasja në media, por gjithashtu theksoi se në këtë duhet të marrë pjesë edhe opozita.

Escobar foli edhe për vizitën që do të bëjë së shpejti në Beograd dhe Prishtinë, së bashku me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku tha se qëllimi i kësaj vizite është që të inkurajojë të dyja palët që të vazhdojnë dialogun nën kujdesin e BE-së, në mënyrë që të kapërcehen dallimet reciproke dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Ai shtoi se një arsye tjetër e vizitës së tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit të SHBA-së me Serbinë dhe Kosovën.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet