Escobar: Ka rrezik që Rusia të ndikojë në zgjedhjet në Mal të Zi! Gjukanoviç e udhëhoqi vendin në rrugë të mirë

Escobar: Ka rrezik që Rusia të ndikojë në zgjedhjet në Mal të Zi! Gjukanoviç e udhëhoqi vendin në rrugë të mirë

Gjukanoviç dhe Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.

Mediat malazeze shkruajnë se Escobar ka deklaruar se rreziku ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet që bëhen në SHBA. Por theksoi se gjithmonë qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjet e duhur.

“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat e vendosura – bots dhe dezinformata në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij europiane. Prandaj, po, më shqetësojnë zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon. Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjodhën të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar.

Ndërsa shtoi se kushdo që do të marrë drejtimin e vendit dhe do të ketë qëllim luftën kundër korrupsionit dhe mbetet i përkushtuar ndaj deyrimeve të Malit të Zi ndaj NATO-s, do të ketë mbështetjen e SHBA-ve.

Për këtë ai i dha merita ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, për të cilin tha se e udhëhoqi vendin në një rrugë shumë të mirë përmes pavarësisë kombëtare përmes anëtarësimit në NATO dhe përmes afirmimit të anëtarësimit të vendit në BE.

“Mendoj se ajo që kemi parë është vazhdimi i praktikës që Mali i Zi të zgjedhë njerëz që duan të shkojnë në Europë. Dhe ne (SHBA) duam t’ju ndihmojmë në këtë”, tha Escobar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 21/05/2023 21:45

    per keta(usa) rruge e mire eshte vetem kur ben sic duan ata ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Merrni më shumë rreziqe dhe tregojuni të gjithëve se për çfarë jeni të aftë, horoskopi për sot

Merrni më shumë rreziqe dhe tregojuni të gjithëve se për çfarë jeni të aftë, horoskopi për sot