Escobar ndaj akuzave të Kurtit: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë

Escobar ndaj akuzave të Kurtit: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë

1687268400_ewgw.JPG

Gabriel Escobar, i dërguari  amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë të vështira ndaj Kosovës e të buta ndaj Serbisë.

“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon “koordinim të ngushtë”.

“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka thënë Escobar.


Lajmi kryesor:

Drafti i Ramës për Asociacionin, Escobar dhe Lajçak: Propozim serioz! Tensionet në veri të Kosovës kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim