I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se drafti i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin në Kosovë ishte tepër konstruktiv.
Gjithashtu shprehu shqetësimin se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.
“Jam shumë i shqetësuar, kjo situatë ka potencialin të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe konfrontim rajonal dhe kjo është arsyeja përse ne po i mbështesim kaq fort përpjekjet evropiane. Kjo duhet të jetë përpjekje evropiane sepse të dy vendet janë në Evropë, aspirata më e lartë e tyre është integrimi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, do të donim ta shihnim atë pjesë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kështu që ne duam një proces që ulë shqetësimet e pesë vendeve mosnjohëse dhe ky duhet të jetë proces evropian, por kjo nuk do të thotë se ne qëndrojmë pasiv”, tha zoti Escobar.
Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi më 8 qershor se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Ndërkaq, Lajçak tha se prioriteti i parë është shtensionimi i situatës, “t'i largojmë njerëzit nga rruga dhe t’i kthehemi dialogut”.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë [situatën], do të kemi viktima”, tha ai, shkruan REL.
Sa i përket tre policëve të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Serbi, Escobar tha edhe nëse ata janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë. Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku. Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai, duke shtuar se takimi – që sipas tij do të mbahet shumë shpejt – do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë thënë se është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së që menjëherë të lirohen tre policët kosovarë, të kidnapuar nga Serbia.
Ata kanë refuzuar të japin ultimatume se deri kur duhet të lirohen policët, por kanë thënë se kërkojnë që kjo të ndodhë menjëherë. Të dy janë shprehur “shumë të shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës.
“Ne themi menjëherë. Pozicioni ynë është se nëse janë kidnapuar apo kanë hyrë gabimisht në territorin e Serbisë, s’e kanë pasur këtë qëllim. Ata duhet të kthehen”, ka thënë Escobar në “Atlantic Council” të martën. Lajçak ka miratuar kërkesën e SHBA-së duke thënë se pajtohet me të.
Lajçaku ka thënë se prioritet kryesor i ndërkombëtarëve është shtensionimi e kthimi në dialog.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë, do të kemi viktima. Këtë s’mund ta pranojmë”, ka thënë Lajçaku. Ai ka përsëritur kërkesën e BE-së për zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e të gjithë serbëve, pa parakushte.
Ndërsa Escobari ka theksuar se sheh “potencial për konflikt rajonal”.
I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se drafti i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin në Kosovë ishte tepër konstruktiv dhe bëri thirrje që njerëzit ta lexojnë, pa lënë të kuptohet nëse është bërë publik tashmë.
“Ishte një draft shumë konstruktiv. Iu bëj thirrje njerëzve që ta lexojnë,” – u shpreh ai.
Escobar përsëriti qëndrimin e shprehur në një opinion bashkë me nënsekretarin Derek Chollet se Asociacioni duhej të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Më tej shtoi se mendonte që Kurti ishte pajtuar me Asociacionin e propozuar në takimin e Ohrit të mbajtur në 18 mars.
Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë të vështira ndaj Kosovës e të buta ndaj Serbisë.
“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon “koordinim të ngushtë”.
“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka thënë Escobar.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se s’ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri të Kosovës, megjithatë thotë se BE bën thirrje që ato të caktohen sa më shpejtë, raporton Gazeta Express.
“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajcak.
Tani qe dolen petet qe kete mender drafti Rama na e paska zhgarravit ke dhoma e pocit te baltes, pra pune private, ne kohe te lire e jo si kryeminister, del dhe na cudit edhe ay qe paskerka ngritur grupin "konfidencial" nderkombetar te pocit Rama. Serioz, thote. Rama tha qe ia kishte derguar presidentit Freng dhe Gjerman. Jo atij amerikan....
PërgjigjuBallkani i hapur ka arritur ne nje pike kyce moskthimi dhe mund te konsiderohet si marredhenje dypaleshe tregtare ne interes strategjik per Shqiperine dhe investimet ne import eksport
Përgjigju